Flash News

KRYESORE

Avokati i Tahirit: Prokuroria e Katanias s’kishte prova direkte; është tjetër gjë biseda mes dy personave

Avokati i Tahirit: Prokuroria e Katanias s’kishte prova direkte;

Maks Haxhia, avokati shqiptar i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri është shprehur se Prokuroria e Katanis nuk ka gjetur asnjë provë që implikon klientin e tij në ‘çështjen Habilaj’.

Haxhia megjithatë pranoi se është e vërtetë së emri i Tahirit është përfolur nga anëtarët e grupit, por se kjo nuk mund të konsiderohet si provë.

“Pasi janë bërë hetimet për të verifikuar blerjet e bizhuterive dhe kostumet, janë vëzhguar kamerat, faturat tatimore, janë pyetur shitëset e dyqaneve, nuk ka rezultuar asgjë e vërtetë. Në këtë rast prokuroria i është drejtuar gjykates, dhe pasi nuk ka gjetur asnjë provë i ka thënë që me provat që kemi të mbyllen hetimet. Nuk kishte asnjë provë direkte, është tjeter gjë biseda që bëhet mes dy personave”, sqaroi Haxhia.

Pavarësisht se ai nuk po hetohet në Itali, Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri vijon hetimët ndaj tij teksa pak ditë më parë shtyri me 3 muaj hetimet.

Të fundit