Flash News

KRYESORE

Avokati këshillon gazetaren: Mos i nxirr të gjitha sekretet e prokurorisë!

Avokati këshillon gazetaren: Mos i nxirr të gjitha sekretet e

Avokati i kryebashkiakut të arrestuar të Lezhës, Fran Frrokaj, Neshat Fana i ka sugjeruar gazetares Klodiana Lala që të mos i bëj publike të gjitha informacionet që ka marrë nga prokuroria.

E ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ gazetarja Lala ka nxjerrë disa nga detajet  e hetimeve që po kryhen nga organi i akuzës kundër 24 të pandehurve që akuzohen se kanë tjetërsuar prona në bregdetin e Hanës së Hedhun.

“Ti znj. Lala disponon disa të dhëna, disa ruaji sepse është mirë që t’i ruash. Situata është kështu, disa fshatarë që nga vitit 2002 kanë falsifikuar dokumentat, duke shfrytëzuar dobësine e strukturave administrative. Njerzit kanë arritur të falsifikojnë vulat deri në nivel qarku. Znj. Lala nuk mund të bësh hetuesi këtu”, ka thënë Fana.

Të fundit