Flash News

KRYESORE

Avokati i njohur serb zbulon si e futi helmin në sallën e gjyqit Praljek

Avokati i njohur serb zbulon si e futi helmin në sallën e gjyqit

Ish-ushtaraku kroato-boshnjak i cili vrau veten me helm me helm gjatë gjyqit kundër tij për krimet e luftës në Hagë e pati të lehtë ta fuste në saallë lëngun vdekjeprurës, tha një avokat i rëndësishëm.

Megjithatë mbetet e paqartë, se si Slobodan Praljak, 72 vjeç, arriti ta zotëronte helmin ndërkohë që ndodhej në burg ku po vuante dënimin me 20 vjet në një burg të posaçëm Kombeve të Bashkuara dhe sillej gjithnjë në gjykatë me një furgon sigurie për seancat e apelit.

Praljak ulëriti, 'Nuk jam një kriminel lufte” dhe piu një lëng të errët nga një shishe e vogël disa sekonda pasi e kishte humbur apelin e tij kundër vendimit me 20 vite burg që i kishte dhënë Gjykata Ndërkombëtare Penale në Holandë. “Sapo piva helm”, shtoi ai. “Nuk jam kriminel lufte, e kundërshtoj këtë vendim”.

Një avokat i cili ka mbrojtur shpesh të dyshuarit për krime lufte në gjykatë tha për The Associated Press se për të futur helm në gjykatë është e lehtë.

Avokati i njohur serb Toma Fila tha se siguria për avokatët dhe pjesën tjetër të stafit të gjykatës është thjesht si në aeroporte.

Oficerët e sigurisë inspektojnë objektet metalike dhe konfiskojnë celularët, por kapsulat dhe sasitë e vogla të lëngshme nuk pikasen, tha Fila.

Të fundit