Flash News

KRYESORE

Avokati i Popullit vlerëson protestën paqësore të opozitës

Avokati i Popullit vlerëson protestën paqësore të

Igli Totozani Avokati i Popullit ,vlerësoi protestën paqësore të opozitës dhe angazhimin e Policisë së Shtetit. Së bashku me një grup ekspertësh ai monitoroi tubimin dhe tha se objekti i vëzhgimit ishin reagimi i insitucioneve ndaj qytetarëve.

Avokati i Popullit së bashku me një grup ekspertësh të Seksionit të Sigurisë dhe atyre të Mekanizmit Kombëtar të Parandalimit të Torturës  monitoron protestën e opozitës ku në qendër të vëmendjes ishte sjellja e efektivëve të policisë ndaj qytetarëve.

Në fund të protestës, Avokati i Popullit Totozani vlerësoi protestën paqësore dhe masat e marra nga uniformat blu.

Institucioni i Avokatit të Popullit do të hartojë një raport mbi ecurinë, sjelljen e protestuesve dhe reagimin e policisë.

Të fundit