Flash News

KRYESORE

Avokatja e Popullit debat me Policinë, nuk lejohet të verifikojë gjendjen e Sait Dollapit

Avokatja e Popullit debat me Policinë, nuk lejohet të verifikojë

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca është përplasur me punonjësit e Policisë në Spitalin e Traumës, pasi nuk po lejohet të hyjë brenda për të verifikuar gjendjen e Sait Dollapit, deri më tani i shoqëruar nga uniformat blu.

Sekretari Organizativ i PD-së, Dollapi, u ndalua në mënyrë të dhunshme përpara Parlamentit, ndërkohë që Ballanca e konsideroi ngjarjen “si diçka të pabesueshme.”

“Nuk ka asnjë komunikm nga Policia se personi është i arrestuar, por vetëm i shoqëruar. Ajo që pamë në media ishte diçka më të vërtetë e pabesueshme, një njeri që rrihet kot. Problematika është se forcat e policisë kanë patur probleme dhe nuk duhet t’i ngarkojmë më shumë”, tha Avokatja e Popullit.

Gjatë debatit, punonjësit e policisë kanë kërkuar nga Ballanca që të mos u ankohet atyre sepse ata urdhër kanë marrë, por Avokatja e Popullit theksoi se Kushtetua i mundëson të hyjë në çdo institucion.

Të fundit