Flash News

KRYESORE

Avokatja e Popullit: Jam sulmuar në mënyrë të vazhdueshme duke u etiketuar si avokate e krimit

Avokatja e Popullit: Jam sulmuar në mënyrë të vazhdueshme

Avokatja e Popullit, Erida Ballanca, e ftuar në studion e Abc neës ka folur në lidhje me paketën anti-KÇK, ku ndër të tjera tha se për shkak të qendrimeve që ajo ka mbajtur, është sulmuar vazhdimisht nëpër portale, duke u etiketuar shpeshherë si avokaten e krimit.

Ballanca shtoi se shteti duhet ta luftojë krimin, por me mjete të ligjshme.

"Mua më kanë sulmuar në mënyrë të vazhdueshme nëpër portale, kanë aluduar duke thënë a është kjo avokatja e popullit apo e krimit.

Ka problematikë në Shqipëri në lidhje me shtetin e së drejtës. Ky operacioni e ri, këdo që është jurist, e lë me gojë hapur. Ne duhet ta luftojmë krimin, por me mjete të ligjshme, që janë në proporcion me ato të drejta që parashikon Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut", tha Ballanca.

Të fundit