All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Avokatja e Popullit: Për Gjykatën Kushtetuese kemi shkelje të ligjit

Avokatja e Popullit: Për Gjykatën Kushtetuese kemi shkelje të
All - Paragraf - 1

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca deklaroi se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk janë me shkollën e magjistraturës e kjo përbën shkelje të ligjit.

All - Paragraf - 3

“Qëndrimi që ne kemi është që për Gjykatën e Lartë nuk u përdor kriteri i shkollës së magjistraturës dhe erdhën anëtarë që nuk e kishin këtë kriter. Është në kundërshtim me ligjin. Do kisha qenë dakord si institucion i pavarur nëse i njëjti kriter do përdorej për të tëra prurjet.

Marku ka dërguar dy lista presidentit dhe kreut të Kuvendit. Ajo ka thënë që duke qenë se ka interpretime të ndryshme në zbatim e kritereve ligjore unë po ju dërgoj dy lista. Një listë me anëtarët që plotësojnë çdo kriter përveç atij të magjistraturës dhe një ligj me ata persona që plotësojnë të gjitha kriteret dhe atë të magjistraturës. Në këtë listë ajo ishte vetëm vetë.”, tha Ballanca në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora.

Të fundit