Flash News
Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetarët kërkojnë largimin e Klosit dhe Tavos
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Avokatja e Popullit: Protesta te ‘Unaza e Re’ pasi nuk ka transparencë; banorët të dëmshpërblehen
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka dalë në krah të banorëve të ‘Unazës së Re’ dhe ka kërkuar dëmshpërblim për të gjithë ata që preken nga projekti i zgjerimit të rrugës.
Gjatë emisionit “Provokacija”, Ballanca tha se protesta e banorëve ka ardhur si pasojë e mungesës së transparencës për projektin dhe për shkak të arrogancës që po tregohet.
“Protesta vjen sepse nuk ka transparencë dhe ka arragonacë. Nuk mund t’u thuash njerëzve që jeni të paligjshëm”, u shpreh avokatja.
Sa i përket pretendimeve se taksat nuk kanë përse shkojnë për banesa të jashtëligjshme, Ballanca theksoi se këto objekte janë lejuar të ndërtohen dhe sot po paguajmë keqqeverisjen e vendit.
“Këto objekte janë lejuar të ndërtohen dhe presin prej 13 vitesh të legalizohen. Ti po paguan për shkak të keqqeverisjes”, deklaroi Avokatja e Popullit.