Flash News

KRYESORE

Avokatja Mirela Jorgo s’i ndahet Erion Veliajt; pa mikrofon e karrige, e kundërshton që pas murit

Në dëgjesën e ditëve më parë kryebashkiaku Erion Veliaj u përplas me avokaten Mirela Jorgo. E pranishme si e ftuar dhe përfaqësuese e sindikatës së artistëve, Veliaj nuk e ka lejuar të flasë.

Ditën e sotme po zhvillohet një tjetër seancë për teatrin. Në seancën e Komisionit të Mediave, i pranishëm është dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Seanca u shoqërua me debate dhe tone të larta mes tij e deputetes Albana Vokshi.

As në këtë seancë nuk mungoi avokatja Mirela Jorgo. Në këmbë, nga një cep i murit ajo kundështonte kryebashkiakun për atë që thoshte. Ndonëse, nuk dëgjohej mirë se me çfarë fjalësh i drejtohej.

Të fundit