Flash News

KRYESORE

Avokatja për çështjet e mjedisit zgjidhet presidentja e parë femër në Sllovaki

Avokatja për çështjet e mjedisit zgjidhet presidentja e

Avokatja për çështjet e mjedisit, Zuzana Caputova ka fituar zgjedhjet presidenciale në Sllovaki, duke u bërë edhe presidentja e parë femër e vendit me 5.4 milionë banorë.

Caputova doli fituese me 58.3% të votave, ndërsa kandidati kundër saj, komisionari europian, Maros Sefcovic, mori 41.7% të votave.

Caputova, e cila mbron edhe të drejtat e homoseksualëve dhe kundërshton ndalimin e abortit në Sllovaki, kishte fituar 40% të votave në raundin e parë të zgjedhjeve, para dy javësh.

Posti i presidentit në Sllovaki është ceremonial, por presidentja emëron kryeministrin dhe mund t’iu vërë veto emërimeve të prokurorëve dhe gjykatësve.

Të fundit