Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Avokatura e Shtetit nxjerr blof Ramën: Humbën gjyqin me Beketin, duam para për ta apeluar
Avokatura e Shtetit pranon se Shqipëria ka humbur gjyqin me biznesmenin italian Françesko Beketi dhe është e detyruar t’i paguajë 110 milionë euro plus interesat. Sipas avokaturës, çështja do të apelohet dhe me këtë rast ka hapur një procedurë ku kërkon një zyrë avokatie që do të përfaqësojë Shqipërinë në gjykatën e Arbitrazhit, ku do te kërkohet anulimi i vendimit.
“Në mbështetje të nenit 18, pika 2, të ligjit nr. 10018, datë 13.11.2008 “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.381, datë 12.06.2019 “Për përcaktimin e procedurave dhe të kritereve për përzgjedhjen, kontraktimin e pagesën e avokatëve ose zyrave të avokatisë vendase ose të huaja”, komisioni i ngritur për kryerjen e procedurës përzgjedhëse me Urdhrin nr. 180/1, datë 18.06.2019 të Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit, ju njofton për fillimin e procedurës së konkurrimit për përzgjedhjen dhe kontraktimin e avokatit ose të zyrës së avokatisë vendase ose të huaj, dhe ju fton të paraqisni interesin tuaj së bashku me ofertën përkatëse për të marrë pjesë në këtë procedurë me detajet si më poshtë vijon: Objekti i kontratës përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të procesit të anulimit të një vendimi arbitrazhi në ICSID” thuhet në njoftimin e Avokaturës së Shtetit.
Kryeministri Edi Rama, deri tani nuk ka pranuar të komentojë çështjen “Beketi”, duke u shprehur se “në arbitrazh ka një klauzolë konfidencialiteti që deri në mbarim të procesit, palët nuk shprehen”, avokatura.