Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Avramopulos: Ballkani Perëndimor i përket Evropës, kemi interesat tona
Komisioneri Evropian për Emigrimin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopulos deklaroi se ai është i paduruar për fillimin e negociatave të Bashkimit Evropian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ai u kujtoi kolegëve se Ballkanit Perëndimor është një zonë që historikisht, politikisht dhe kulturalisht i përket Evropës.
"Është në interesin e të gjithë Evropës që ky rajon historikisht i ndjeshëm të jetë një model bashkëpunimi, paqeje, stabiliteti dhe zhvillimi në të ardhmen e afërt.
Unë pres që liderët e BE-së do të rishikojnë vendimin e tyre për të filluar bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë veriore. Por mbi të gjitha, shpresoj që i gjithë rajoni së shpejti të jetë pjesë e Bashkimit Evropian" , deklaroi Avramopulos.