Flash News

KRYESORE

Avramopulos urdhër qeverisë shqiptare: Ulni numrin e abuzuesve me vizat

Avramopulos urdhër qeverisë shqiptare: Ulni numrin e abuzuesve me

Shqipëria dhe Komisioni Europian kanë firmosur sot dy marrëveveshje të rëndësishme që kanë të bëjnë me sigurinë e kufijve dhe mundësinë që do të ketë Tirana zyrtare për të aplikuar për fonde në Bruksel lidhur me luftën kundër drogës.

Marrëveshjet u firmosën gjatë vizitës në Tiranë të komisionerit të KE-së për Sigurinë dhe Cështjet e Brendshme Dimitris Avramopulos dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, i dërguari i Brukselit në Tiranë vuri theksin te abuzimi me liberalizimin e vizave.

“Nëpërmjet të gjitha këtyre përpjekjeve, ajo që ne duam vërtetë është që Shqipëria të vijë sa më afër BE-së. Dua të përgëzoj Shqipërinë për përpjekjet që ka bërë me menaxhimin e flukseve të emigracionit të parregulltë dhe ta inkurajoj të bëjë akoma më shumë. Ne duhet të ulim numrin e atyre personave që abuzojnë me liberalizimin e vizave. Të gjithë ne duam që ta ruajmë dhe ta kemi procesin e liberalizimit të vizave”, tha Avramopulos.

Të fundit