Flash News

KRYESORE

Axhenda e nesërme/ Kë do të takojë Basha për protestat dhe konferenca e përbashkët me aleaten

Axhenda e nesërme/ Kë do të takojë Basha për protestat

Gjatë mbrëmjes së sotme ëhstë bërë e ditur se udhëheqësi i opozitës Lulzim Basha do të takojë nesër në orën 10.00 aleatët e kampit të djathtë politik.

Takimi me aleatët vjen një ditë pasi Basha u takua me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe kreun e grupit parlamentar të kësja force, Petrit Vasili.

Në qendër të takimit mes Bashës dhe aleatëve do të jetë nisja e aksionit opozitar për protesta të fuqishme kundër qeverisë përgjatë gjithë muajit.

Nisja e këtyre protestave është parashikuar të ndodhë ndërmjet datave 15-20 janar.

Ndërkohë që pasdite Basha dhe Kryemadhi do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat, ku do të njoftojnë vendimet që janë marrë deri tani.

Të fundit