Flash News

KRYESORE

Axhenda e samitit të Berlinit, Merkel konfirmon takimin me Ramën

Axhenda e samitit të Berlinit, Merkel konfirmon takimin me Ramën

Liderët e Ballkanit Perëndimor, do të mblidhen të hënën në një takim në Berlin, me ftesë të kancelares gjermane Anglea Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeminisri Edi Rama, ku në anxhendën e takimit, kancelarja ka përcaktuar një bisedë me kryeminsitrin Rama, fill pas takimit që ajo do të zhvillojë me kryeministrin e Maqedonisë se Veriut, Zoran Zaev.

Njoftimi për shtyp:

Të hënën pasdite, një takim i Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Kancelarinë Federale me ftesë të Kancelares Federale dhe Presidentit francez Emmanuel Macron. Së pari, Kancelarja do të presë kryeministrin e Republikës së Maqedonisë se Veriut, z. Zoran Zaev, për një bisedë.

Me pas Kancelarja do të ketë një bisedë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z.Edi Rama. Në vijim, Kancelarja do të mbajë një diskutim të shkurtër dypalësh me Presidentin francez Macron, pasuar nga deklaratat per shtyp nga të dy liderët.

Pas ardhjes së Shefave të Shtetit dhe Qeverive të Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë, Sllovenisë dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, do të fillojë takimi i Ballkanit Perëndimor.

Të fundit