Flash News

KRYESORE

Azilkërkuesit, Fatmir Xhafaj: Kishim dështuar përpara se unë të merrja detyrën e ministrit

Azilkërkuesit, Fatmir Xhafaj: Kishim dështuar përpara se unë

Në fjalën e fundit përshëndetëse me stafin e Ministrisë së Brendshme, Fatmir Xhafaj ka pranuar për herë të parë se Shqipëria ka qenë nën presion për rikthimin e vizave me vendet e BE-së, për shkak të numrit të lartë të azilkërkuesve. Xhafaj tha se Shqipëria kishte dështuar në këtë çështje, përpara se ai të merrte detyrën e ministrit.

“Përpara se të merrja detyrën vendi ishte nën presionin për rikthimin e regjimit të vizave për shkak të rritjes së numrit të azilantëve. Me një punë të mirëorganizuar ne mundëm që brenda pak muajve t’i kthejmë shifrat e azilit nga një histori dështimi në histori suksesi”, theksoi Xhafaj.

Fatmir Xhafaj e konsideroi të fituar edhe luftën kundër kanabisit në Shqipëri dhe u shpreh optimist për shifrat që do të publikohen së shpejti.

Xhafaj u dorëhoq nga posti i ministrit të Brendshëm, por deri më sot nuk ka dhënë asnjë arsye për këtë vendim, ndonëse drejtonte një prej institucioneve më të rëndësishme në vend.

Të fundit