Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gilman Bakalli
Me të njëjtën lehtësi që thyejnë ligjet e shtetit, me të njëjtën lehtësi shqiptarët e këtij tranzicioni nuk pranojnë edhe ligjësitë e natyrës. E cila, kur bëhet fjalë për bukurinë, nuk kujdeset aspak për një shpërndarje të drejtë të saj. Pak botoks tek buzët, pak largim dhjami nga ijët apo poshtë barku, një korrigjim i lehtë i hundës, paksa silikon tek gjoksi apo në vithe – kaq mjafton për të mos ia toleruar natyrës bukurinë si dhuratë.
Kundër këtij arbitrariteti natyror, gjithnjë e më shumë shqiptarë në këto dy dekadat e fundit po e kthejnë fytyrën e tyre në objekt për ta modeluar atë sipas modeleve të përpunuara digjitale nga rrjetet elektronike. Raporti i vërtetë apo i supozuar midis bukurisë fizike, pranimit social, suksesit erotik apo shanseve për karrierë profesionale e ka rritur maksimalisht oreksin për bukurinë, duke e kthyer atë në një aspekt dominant të jetës në Shqipëri.
Logjika duket shumë joshëse dhe imponuese: meqë bukuria qenka më e pushtetshme se inteligjenca, atëherë pse mos të investosh pak inteligjencë tek bukuria. Nëse është e vërtetë se bukuria i rrit me të vërtetë shanset në tregun e raporteve personale dhe profesionale, atëherë pse duhet t’ia lëmë këtë avantazh ekskluzivisht atyre, të cilët bukurinë e kanë peshqesh nga natyra. Pse mos ta marrim vetë në dorë betejën kundër kësaj pabarazie natyrore, pse mos të ndërmarrim diçka kundër kësaj shpërndarjeje jodemokratike të bukurisë? Klinikat mjekësore me teknologjitë e tyre të rafinuara të prodhimit dhe të shpërndarjes së bukurisë artificiale duket se e kanë lexuar fjalë për fjalë të famshmen fjali të Simone de Beauvoir «Femër nuk lind, por bëhesh», dhe e kanë kthyer bukurinë gradualisht në një mall, të cilin mund ta fitosh kundrejt një çmimi të caktuar.
Mania e estetizimit të fytyrës nëpërmjet teknikave moderne kirurgjikale përbën një revolucion të vërtetë për mentalitetin e shqiptarit, tek i cili gratë me makijazh të fortë linin përshtypje negative, sepse fabrikonin një bukuri të rreme që s’e kishin në të vërtetë. Gjithsesi metodat tradicionale të estetizimit ishin reversibël. Makijazhi hiqej dhe bukuria e vërtetë e gruas shihej në mëngjes, pas zgjimit. Metodat moderne të manipulimit të bukurisë i japin fund tashmë lojës dialektike midis substancës dhe fasadës, sepse ato kanë efekt të pakthyeshëm tek fytyra. Buzët e fryra me botoks janë vërtet dhe pakthyeshmërisht të fryra e të kuqe, teksa i kuqi i buzëve krijonte thjesht efektin e përkohshëm të fryrjes dhe të ngjyrës. I larmishëm interpretimi i këtij trendi. Dorëzim i shqiptarit para propagandës omniprezente të një industrie kozmetike në rritje? Një hap emancipues drejt së drejtës së tij për ta modeluar trupin sipas dëshirës së tij? Por përtej çdo interpretimi, ky trend në rritje që i shtyn vazhdimisht kufijtë estetikë të transformimit të trupit, natyrisht ngre edhe pyetjen se mbi ç’norma e kritere ndodh ky transformim.
Shqiptari i dy dekadave të fundit është i rrethuar nga idhujt dhe ikonat e bukurisë, të cilave s’u shpëton dot. Përballë baticës së imazheve, çdo fytyrë e çdo trup vetëperceptohet si deficitar, edhe pse i vetëdijshëm se imazhe të tilla janë produkte manipulimesh digjitale, që nuk përputhen me asnjë realitet. Korrigjimet e trupit bëhen mbi bazën e këtyre imazheve, të cilat bashkë me idealin e bukurisë transportojnë edhe vlera të tjera shtesë si shëndet, rini, potencë seksuale, sukses dhe jetëgjatësi. Këta idhuj janë aty si prezencë e përsosmërisë dhe e së paarritshmes, janë aty për t’u admiruar dhe respektuar dhe për të na kujtuar se diçka duhet të ndryshojmë tek vetja.
Megjithëse ia njohim statusin iluzor, nuk mund të heqim dorë prej tyre, u falemi në gjunjë, i imitojmë dhe i falim gjithçka. Buzët me botoks dhe gjinjtë me silikon përmbushin mallin tonë ilegjitim për të Jashtëzakonshmen dhe Mbinjerëzoren. Por ama idhujt janë mashtrues, sepse ata janë aty jo thjesht për t’u adhuruar, por për t’u adhuruar nëpërmjet imitimit. Idhujt kthehen në modele në një shoqëri si kjo e jona, ku vlerat religjioze apo bindjet politike e kanë humbur forcën e tyre përbashkuese. Tek prirja në rritje e shqiptarëve për buzët me botoks dhe gjinjtë me silikon mund të shohim shkallën e dëshpërimit tonë si shoqëri, e cila e sheh të pamundur të matet me arritjet kulturore që vijnë si rezultat i përpjekjeve dhe ushtrimit të pareshtur.
Idhujt tanë na japin atë që duam: kënaqësinë e imitimit dhe shijen e adhurimit. Dhe mbi të gjitha çlirimin nga sforcimi që kërkojnë përpjekjet për të ecur para me punë e me djersën e ballit. Botoksi dhe silikoni na ndihmojnë të ecim para pa sforcim e pa disiplinë.
*Shkrimi është shkëputur nga libri 'Alfabeti i Tranzicionit' (1990-2016) i Gilman Bakallit, botim i UETPress. Libri u promovua dje si shenjë in memoriam, me rastin e 1 vjetorit të ndarjes nga jeta të pedagogut dhe publicistit të njohur.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38