Flash News

KRYESORE

Baba për herë të parë, ekipi danez prenoton avion privat për mbrojtësin Knudsen

Futbollistët e përfaqësueses daneze bënë të mundur që shoku i tyre i skuadrës, Jonas Knudsen, të udhëtojë drejt vendlindjes për të parë vajzën e sapolindur.

Këtë e bënë duke prenotuar një avion privat, me të cilin Knudsen udhëtoi drejt Danimarkës, sigurisht edhe me lejen e trajnerit Hareide.

Knudsen, që u befasua nga gjesti i shokëve të tij të skuadrës, u bë baba të martën e kaluar, kur Danimarka kishte mbërritur në Rusi për kampionatin botëror të futbollit.

Të fundit