Flash News

KRYESORE

“Baba Taku” flet pak para rikthimit në Kuvend: Kur është Saliu, pse mos të jem edhe unë

“Baba Taku” flet pak para rikthimit në Kuvend: Kur

Ditën e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të vendosë për mandatin e dorëzuar pak ditë më parë nga Saimir Tahirit. Vendin e tij në Kuvend e merr sipas renditjes në listën e PS, Spartak Braho.

Ndërsa pas pak pritet të nisë mbledhja e KQZ për të shqyrtuar projekt-vendimin për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Braho flet për Top Channel, i cili konfirmon edhe një herë rikthimin e tij në Kuvend.

“Pa dyshim që do ta pranoj. Nuk kam arsye pse të mos e pranoj. Kam që në vitin 1996 që jam prezent në listat e deputetëve të Partisë Socialiste dhe deputet i saj në dy legjislaturat e fundit. Kam patur dilema në fillim, por sa kohë që aty qëndron Sali Berisha, pse të mos shkoj dhe unë”, u shpreh Braho në një lidhje telefonike, i cili aktualisht mban postin e këshilltarit për Parlamentin, i kryeministrit Edi Rama.

 

 

 

Të fundit