Flash News

KRYESORE

‘Babagjyshi’ organizoi grevën e urisë në burgun e Burrelit

‘Babagjyshi’ organizoi grevën e urisë në burgun e

18 të burgosurit të cilët organizuan grevën e urisë në burgun e Burrelit janë transferuar tashmë në burgje të tjera për të vuajtur dënimin.

Sipas asaj që raporton ‘Panorama’, Ilir Kupa, “babagjyshi” i akuzuar për grabitjen spektakolare me armë në qendrën tregtare “TEG” në Tiranë, mësohet të ketë qenë edhe organizatori i protestës dhe më pas grevës së urisë në burgun e Burrelit.

Për grevën e urisë reagoi edhe Avokati i Popullit ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Stefan Çipa, pasi ka parë nga afër kushtet është shprehur se gjendja nuk është normale dhe se situata duhet të ndryshojë.

Të fundit