Flash News

KRYESORE

Babai i Florencit: Nuk do firmosja për ta mbytur me duart e mija

Babai i Florencit: Nuk do firmosja për ta mbytur me duart e mija

Pas mbërritjes së trupit të pajetë të Florenc Beqirajt në Shkodër, babai i tij ka folur në lidhje me vdekjen misterioze të djalit.

Gëzim Beqiraj shprehet se nuk ka firmosur për t’i hequr pajisjet të cilat e mbanin në jetë të riun, “Nuk mund ta mbysja me duart e mija”, deklaroi ai.

Ndër të tjera Beqiraj u shpreh se në trupin e djalit kishte shenja dhune.

“Dua drejtësi. Djali kishte shenja dhune në trup, por më pas janë kanë fshirë. Unë nuk kam firmosur sepse nuk mund ta mbys me duart e mia. Nuk e di pse ia hoqën tubat e oksigjenit. Falënderoj presidentin dhe gjithë ata që na ndihmuan”- ka thënë Gëzim Beqiraj.

Ceremonia mortore e te ndierit do të bëhet nesër në orën 14:00.

 

Të fundit