Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Babai i 25-vjeçarit nga Kruja që ndërroi jetë në aksident, ka një mesazh: Gabim i momentit, mund të jetë i i fundit...
Xhemali ose Xhemi siç e thërrisni të afërmit e tij, njihej si një djalë energjik dhe plot pasion për të jetuar dhe ndjerë i lirë. Ndjekës i sporteve të aventurës, thuajse çdo fundjavë praktikonte hedhjen me parashutë, ngjitje nëpër male, zhytje në det, një eksplorues i vërtet i natyrës.
Por, me 17 korrik Xhemi u përplas nga një tjetër mjet në autostradën “Tiranë -Durrës”. Fatkeqësisht Xhemi nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra. Vetëm 25 vjeç, prej një gabimi jo të tij, Xhemi ndërroi jetë duke i lënë vend dhimbjes që "gjëmoi" në qytetin e gurtë, Krujën!
Babai i Xhemit, Artan Goga, mes dhimbjes për humbjen e të birit, flet i përhumbur, aq sa gati nuk e beson se djali i tij, nuk do trokasë më në derën e shtëpisë. Por ende gjen pakëz forcë, për të falenderuar gjithë qytetarët e Krujës për mbështetjen në këto ditë të vështira.
“Falenderoj të gjithë ata miq, dashamirës që na u gjetën pranë në këto momente të vështira të familjes sime si dhe të gjithë personat që e ndihmuan tim bir në minutat e fundit të jetës”, shprehet zoti Artan për Politiko.al.
Artan Goga, marrë shkas nga aksidenti fatal që i mori jetën të birit, ka një mesazh për çdo drejtues mjeti. “Tregoni shumë kujdes dhe shumë qetësi, pasi një gabim i momentit, mund të jetë gabimi i fundit, që lë pas dhimbje dhe lot”, shprehet më tej Goga. /Politiko.al/