Flash News

KRYESORE

Babai i Alvin Berishës përgënjeshtron lajmin për largimin e 11-vjeçarit nga kampi sirian

Babai i 11 vjeçarit Alvin Berisha, Afrim Berisha ka përgënjeshtruar lajmin që dje u bë publik në media nga burime të Report tv, se djali i tij kishte dalë nga kampi i të burgosurve Al Hol në Siri.

Përmes disa komenteve në rrjetet sociale, Berisha shkruan se lajmi nuk është i vërtetë dhe se po merret akoma me procedurën për të shpëtuar të birin nga kampi.

"Vëllezër e motra, nëna e baballarë, miq e shok mos i besoni kujt për lajmin që u dha, nuk është i vërtetë, Prisni nga unë, jam duke u marrë me letra akoma, ju përshëndes nga larg. Shumë faleminderit, ju rujt Zoti”, shkruan Afrim Berisha.

Kujtojmë se lajmi u citua në mediat shqiptare, pas publikimit në mediat arabe.

Të fundit