Flash News

KRYESORE

Babai i Beyonce po lufton me kancerin e gjirit, flet hapur për sëmundjen

Babai i Beyonce po lufton me kancerin e gjirit, flet hapur për
Kanceri i gjirit prek dhe meshkujt. Edhe pse në raport me femrat, numri i meshkujve të prekur nga kanceri i gjirit është shumë më i vogël.  Matheë Knowles, babai i Beyonces, po lufton me këtë sëmundje dhe në një intervistë për "Good Morning America" ai tregoi në detaje për diagnozën e tij dhe për vështirësitë. Gjithë këtë periudhë të vështirë, ai po e kalon me mbështetjen e familjes, për të cilën thotë se është suporti më i madh. Ai tregoi se në fillim kur mori vesh diagnozën tha: "Pse unë?" Knowles tha se ai iu nënshtrua një operacioni në fund të korrikut dhe se është vërtet mirë tani. Ai tha se dëshironte të ndante historinë e tij për të nxitur burra të tjerë që të testohen për sëmundjen. Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, do të ketë rreth 2,670 raste të reja të kancerit invaziv të gjirit tek burrat në Sh.B.A këtë vit dhe rreth 500 burra do të vdesin nga sëmundja. Meshkujt me ngjyrë gjithashtu kanë tendencë të kenë një prognozë më të keqe, sipas organizatës.

Të fundit