Flash News

KRYESORE

Babai lë një orë fëmijët në makinë, gjashte vjeçarja mbyt vëllain e vogël

Babai lë një orë fëmijët në makinë, gjashte

Një vajzë gjashtë vjeçare ka mbytur të vëllain e saj një vjeç në Texas SHBA, pasi ai ka nisur të qante.

Ngjarja  ka ndodhur ditë më parë, kur babai i la dy fëmijët në makinë për të bërë pazar në një market. Babai i dy vogëlushëve i kishte lënë në makinë duke parë film në telefon, por nuk është kthyer për më shumë se një orë. Pak më vonë djali kishte filluar të qante dhe vajza duke mos duruar dot e kishte mbytur me rripin e sigurimit të makinës, shkruajnë mediat e huaja. 

Kur Adrian Dreshaun Middleton ishte kthyer në makinë  sheh vajzën që qante dhe të birin që nuk merrte më frymë.

Përpara policisë ai kishte deklaruar se ishte larguar vetëm 30 minuta dhe se gjatë gjithë kohës i kishte hedhur sytë nga fëmijët nëpërmjet xhamit, por në fakt rezultoi që babi ishte vonuar më sumë se një orë duke mos i parë fare fëmijët e tij.

Të fundit