Flash News

KRYESORE

Babai i Lorik Canës gati të investojë në klubin shqiptar

Skuadra e Vëllaznimit në Kosovë shumë shpejtë mund të behët shoqëri aksionare. Burime të Korneri.net, kanë bërë të ditur që babai i Lorik Canës, Agimi është duke planifikuar të investoj në klubin gjakovar, për tu bërë bashkëpronar me kryetarin e tanishëm Shkëlzen Gashi.

Sipas burimeve, Agim Cana ka zhvilluar një takim me kryetarin e komunës së Gjakovës, Ardian Gjini me qëllimin që të gjendet një rrugë që klubi të privatizohet. Nëse kjo ndodhë do të ishte e mirëseardhur për Vëllaznimin sepse viteve ka pasur probleme financiare dhe ka luftuar me “mish e me shpirtë” që të qëndroj në Superligë.

Pritet që në ditët në vijim ky plan të konfirmohet nga palët e përfshira në këtë projekt.

Të fundit