Flash News

KRYESORE

Babai përplas djalin e tij me traktor, 5-vjeçari ndërron jetë në spital

Babai përplas djalin e tij me traktor, 5-vjeçari ndërron

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në fshatin Sheqeras të Maliqit, Korçë.

Sipas burimeve zyrtare, shtetasi E. B., duke manovruar me një mjet tip traktor, në oborrin e stallave në fshatin Sheqeras, ka përplasur djalin e tij shtetasin A. B., rreth 5 vjeç.

Vogëlushi u transportua menjëherë në spitalin e Korçës, por nuk ka arritur t’iu mbijetojë dot plagëve të marra dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit