Flash News

KRYESORE

Babai rezervon 6 fluturime për të kaluar Krishtlindjen pranë vajzës së tij stjuardesë

Një baba nga Ohajo ka rezervuar gjashtë fluturime për të kaluar Krishtlindjen me vajzën e tij.

Pierce Vaughan, një stjuardesë në Delta Airlines, duhej të punonte gjatë vigjiljes dhe ditës së Krishtlindjes, kështu që babai i saj, Hal Vaughan bleu bileta të shumta avioni për të kaluar pushimet me të, në qiell.

Historia e Pierce u bë virale në rrjetet sociale, pasi një pasagjer, i cili ishte ulur pranë Hal në një nga fluturimet, iu tregoi miqve e tij në Facebook për gjestin e babait të stjuardesës.

"Pata kënaqësinë të ulem pranë Hal gjatë fluturimit tim për në shtëpi. Vajza e tij Pierce ishte në shërbim gjatë fluturimit, pasi duhej të punonte gjatë Krishtlindjeve ", shkroi Mike Levy në Facebook së bashku me një fotografi të tij me Hal-in, si dhe një fotografi të Pierce në uniformën e saj të fluturimit.

Levy shtoi: "Hal vendosi që të kalonte pushimet me të. Pra, ai po fluturon në secilin prej fluturimeve të saj sot dhe nesër, për të kaluar kohë me vajzën e tij për Krishtlindje. Çfarë babai fantastik! Ju uroj Krishtlindje shumë të gëzuar".

Të fundit