Flash News

KRYESORE

Babai sherr me të birin dhe e qëllon me thikë, arrestohet 64-vjeçari

Babai sherr me të birin dhe e qëllon me thikë, arrestohet

Një person është arrestuar nga policia e komisariatin e Peqinit, pasi ka qëlluar me thikë të birin.

Ngjarja  ka ndodhur në fshatin Vashaj të Peqinit, ndërsa policia ka vënë menjëherë në pranga 64-vjeçarin Y.S.

“Y.S., 64 vjeç, banues në fshatin Vashaj, Peqin. Arrestimi i tij u bë pasi  për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) djalin e tij, i cili ndodhet  jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a/3 i Kodit Penal”, sqaron policia.

Të fundit