Flash News

KRYESORE

‘Babale’/ Salianji dënohet me një vit burg

‘Babale’/ Salianji dënohet me një vit burg

Gjykata penale e Tiranës ka marrë vendimin ditën e sotme për të akuzuarit në çështjen “Babale”.

Gjykata ka vendosur të dënojë Ervin Salianjin me 1 vit burg.

Një javë më parë, Prokuroria dha pretencën e saj ku kërkoi 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove për ish-deputetin Salianji.

Gjykata gjithashtu shpalli fajtor edhe të pandehurit e tjerë. Albert Veliu u dënua me 3 vjet 5 muaj burg, Fredi Alizoti me 2 vjet burg ndërsa gazetari Jetmir Olldashi dënohet me 6 muaj burg, dënim që konvertohet 100 orë pune në publik.

Të fundit