Flash News

KRYESORE

“Babalja”, gjykata merr në pyetje gazetarin Ylli Rakipi dhe prokurorin e përjashtuar nga SPAK

“Babalja”, gjykata merr në pyetje gazetarin Ylli Rakipi dhe

Hetimi i dosjes ‘Babale’ ka çuar në bankën e dëshmitarëve shumë figura të njohura publike. Çështja që po gjykohet në Gjykatën e Tiranës ka vënë nën akuzë për “kallëzim të rremë” ish-deputetin e PD, Ervin Salianji, gazetarin Jetmir Olldashi, Albert Veliu (Babalja) dhe Fredi Alizotin.

Alizoti, ka dëshmuar sot, bashkë me ish-zyrtarin e policisë, Erzen Breçani si edhe Albert Nushi, ish-drejtor i Policisë Fier. Po ashtu, për të dëshmuar janë thirrur edhe prokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, Ylli Rakipi dhe ish-deputeti Enkelejd Alibeaj.

Albert Veliu ndodhet aktualisht në Belgjik ku ka kërkuar azil politik, ndërsa skandali i publikuar në Shtator, riktheu në burg në Itali Geron Xhafajn, vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Rakipi është i pari që i është propozuar transmetimi i përgjimeve në emisionin ‘Të paekspozuart’, por e refuzoi. Ndërsa Hajdarmataj, i përjashtuar së fundmi nga SPAK-u, ka qenë prokurori që ka takuar Albert Veliun në zyrën e tij tek Krimet e Rënda në vitin 2018.

Të fundit