Flash News

KRYESORE

“Babalja” ikën nga Kosova, kërkon azil në Hungari

“Babalja” ikën nga Kosova, kërkon azil në Hungari

Albert Veliu, i njohur ndryshe si “Babalja”, është larguar nga Kosova, ku ishte zhvendosur që pas publikimit të video përgjimit sa i takon vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Famir Xhafaj.

Mësohet se Veliu është larguar në drejtim të Hungarisë, ku mësohet se ka paraqitur kërkesën për të përfituar azil politik. Në dijeni të kësaj lëvizje të Veliut, është dhe prokuroria e cila ka dërguar një letër autoriteteve hungareze ku kërkon ekstradimin e “Babales”, me kërkesën se është person ndaj të cilit ka një masë ndalimi në Shqipëri.

Tashmë mbetet për t’u parë cili do të jetë qëndrimi që do të mbajnë autoritetet hungareze ndaj kësaj kërkese.

Të fundit