Flash News

KRYESORE

‘Babalja’, lihen në fuqi masat e sigurisë për Fredi Alizotin dhe Jetmir Olldashin

‘Babalja’, lihen në fuqi masat e sigurisë për Fredi

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masat e sigurisë në ngarkim të Fredi Alizotit, i cili akuzohet se është personi që imitoi zërin e Agron Xhafajt, si dhe gazetarit që kreu investigimin, Jetmir Olldashit.

Gjykata la në fuqi masën e arrestit “Detyrim paraqitje” për gazetarin Jetmir Olldashin , si dhe “Arrest me burg” për Alizotin, i cili akuzohet  për “Kallëzimi të rremë, në bashkëpunim”.

Avokati i gazetarit, Çlirim Gjata e ka cilësuar si të dyshimtë procedurën e Prokurorisë për marrjen e kampionit të zërit të materialit audio.

“Ajo që më bëri përshtypje në këtë proces është se Prokuroria e quan të paligjshme faktin e publikimit të në PD. C’punë ka prokuroria se ku e publikon lajmin gazetari.

Po ashtu, procedura e marrjes së provave dhe si është marri kampioni i zërit. Nëse nuk është procedura e duhur, bie gjithçka”, tha avokati i cili përsëriti se ndaj Olldashit nuk ka prova.

Të fundit