Flash News

KRYESORE

Babalja/ Përfundon dëshminë në Prokurori, Salianji: Rrjedha e hetimit ka ndryshuar, ka fakte të reja

Babalja/ Përfundon dëshminë në Prokurori,

Ka zgjatur rreth dy orë e 30 minuta dëshmia e deputetit të PD, Ervin Salianji në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Ai u thirr në cilësinë e personit në hetim i akuzuar për veprën penale “kallëzim i rremë në bashkëpunim”, lidhur me audio-përgjimin e parë ose e njohur ndryshe si ‘Babale 1’.

Në prani të prokurorëve Gentjan Osmani dhe Përparim Kulluri, Salianji ka dhënë dëshminë e tij për videon, për të cilën tha se prokuroria heton denoncuesit, në vend të vëllait të ministrit Geron Xhafaj, i dënuar në Itali për trafik droge.

“Prokuroria i nxjerr përfundimet sapo dal nga dera, do viheni në dijeni dhe prokurorët ishin të qartë dhe pa asnjë lloj dileme me këtë çështje. Prokuroria më thirri si person nën hetim para publikimit të videos dhe se më ka kallëzuar mua dhe gazetarin pas denoncimit dhe ndërsa Xhafaj nuk ka ardhur në këtë formë në prokurori”, u shpreh Salianji.

I pyetur nëse është takuar me 20 tetor me Albert Veliun, Salianji mohoi të ketë lidhje me ndonjë sajesë të mundshme.

“Prokuroria ishte e qartë sa publiku se rrjedha e hetimit ka ndryshuar dhe kam dhënë persona tjetër që kanë dijeni për çështjen. Rrjedha e hetimit ka ndryshuar dhe kanë dalë fakte të reja . Taulant Balla dhe Ardi Veliu kanë dhënë pako të mirë për dëshmitarin kryesor, i cili në një bisedë për të shpëtuar vëllain e ministrit”, u shpreh Salianji.

Deputeti demokrat u pyet edhe për Fredi Alizotin, që sipas Prokurorisë dyshohet se ka imituar zërin në e Geron Xhafjat në audio-përgjimin me Babalen në këmbim të 100 mijë euro që ky i fundit ia kishte premtuar.

“Lidhje me këtë çështje jam vënë në dijeni në qershor, pasi është publikuar në media se ka patur një aktor. Gjitha detajet i kam dhënë në Prokurori. Unë besoj në Zot, Alizotin e beson Edi Rama”, u shpreh deputeti i PD.

Por në videon e dytë të publikuar pak ditë më parë në “opinion’ nga deputeti Salianji, Alizoti shprehet se implikon Ardi Veliun dhe Taulant Ballën se i kishin ofruar para për të kaluar në anën e tyre e për të pranuar se ka pranuar zërin e Geronit.

Të fundit