Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
‘Babalja’/ Salianji flet me emra: Vetëm një gazetar nuk është përgjuar
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka dhënë detaje të tjera për dosjen ‘Babale’. Në studion e emisionit ‘Opinion’, ai sqaroi se në përgjime, Albert Veliu përmend emra politikashës si Gramoz, Taulant dhe drejtorin e Policisë së Fierit. Po ashtu, ai shtoi se prokuroria ka përgjuar edhe gazetarët, përveç Artan Hoxhës.
“Ky zotëria, Albert Veliu është vendosur në përgjim në datën 15. Në datën 19 është vendosur nën përgjim dhe Alizoti. Të gjithë njerëzit që fliste Babalja janë vendosur në përgjim. Gjatë kohës që Babalja ka qenë këtu nuk deklarohej se ky ishte aktori. Ky, Alizoti përmend emra politikanësh, si Gramozi, Taulanti etj… Drejtori i Policisë së Fierit nuk ka folur vetëm njëherë, ka qindra komunikime mes tyre.
Unë i kam të gjitha me prova. Kjo është e datës 8 qershor, drejtori i policisë komunikon në 12 të natës. E merr drejtori në telefon. Kemi atë të datës 7 dhe ky i kërkon komunikim me shefin e madh, që është ose Veliu ose Xhafaj, nëse nuk merr lekët. Këtu në këtë hetim janë përfshirë 4 prokurorë, oficerë të policisë gjyqësore. Vetëm Tan Hoxha nuk është aty nën survejim, të gjithë gazetarët janë në survejim. Është gazetarja e Top Channel aty [Anila Hoxha], e shumë gazetarë të tjerë”, përfundoi Salianji.
https://www.youtube.com/watch?v=T-WoFiT-VKo