Flash News

KRYESORE

"Babalja"/ Salianji nga Gjykata: Do e ndjek çëshjen nëpërmjet avokatëve. S'më tremb Edi Rama

"Babalja"/ Salianji nga Gjykata: Do e ndjek çëshjen

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji, u shpreh për median nga Gjykata Penale se që tani e tutje çëshjen “Babalja” (ku akuzohet si i përfshirë Agron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit Fatmir Xhafaj) do ta ndjekë nga avokatët dhe se nuk do të jetë më vetë i pranishëm.

Sipas tij, Edi Rama dhe qeveria kanë njerëz që paguajnë në favor të tyre, ndërsa qytetarët janë lodhur nga një drejtësi që nuk bën drejtësi.

“Duan të zhvendosin vëmendjen nga situata aktuale. Dosja Babale, Alfred Alizoti ka kërkuar gjykim të shkurtuar.  Do kallëzoj drejtuesit e policisë të përfshirë në këtë çështje. Shorti është falsifikuar. Jam sot për respektin tuaj dhe publikut, se shumë i kam respektuar institucionet. Rama dhe qeveria ka disa njerëz që i paguan me taksat e njerëzve, që janë prokuroret, që duan të varrosin çështjet e lidhura me krimin.

Siç Rama ka këta njerëz, edhe unë do ta ndjek çështjen përmes avokatëve dhe do vij kur të pranohet dëshmia e Ramës,  Xhafes dhe atyre që janë të përfshirë në këtë çështjen. Kjo është një arsye shtesë, sepse nuk gjejnë drejtësi, sepse kërkojnë dritë në fund të tunelit”, u shpreh Salianji.

I pyetur më tej nëse ka frikë nga Rama, ai tha se nuk ka frikë nga asgjë dhe se Rama është shndërruar në dordolec politik. “Edi Rama dordolec politik që nuk tremb më as sorrat”, tha ish-deputeti

Më tej ai u bëri thirrje gjithë qytetarëve që të marrin pjesë sot në protestën e orës 18:30.

“Sot në orën 18:30 ju bëjmë thirrje gjithë qytetarëve që të bashkohen me ne dhe të ndryshojnë jo vetëm pushtetin, por edhe sistemin”, tha më tej ai.

Të fundit