Flash News

KRYESORE

Babë e bir i shpëtojnë një atentati me armë zjarri në Elbasan

Babë e bir i shpëtojnë një atentati me armë zjarri

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në mesnatë në fshatin Byshek të Elbasanit. Policia njofton se është qëlluar në drejtim të një makine në të cilën udhëtonin babë e bir.

Sipas informacioneve, persona ende të identifikuar kanë qëlluar me armë ndaj 48-vjeçari Petrit Çarçiu, të cilit më herët i kanë djegur edhe lokalin që ka në pronësi.

Nga të shtënat nuk ka pasur asnjë të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia njofton se po vijojnë kërkimet për kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 00:30, në fshatin Byshek, Elbasan, shtetasi P.Ç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan ka njoftuar Sallën Operative të DVP Elbasan se në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të tij i cili udhëtonte sëbashku me djalin.

Nga të shtënat nuk ka asnjë të plagosur por vetëm dëme materiale të mjetit me të cilët udhëtonin shtetasit e lartëpërmendur. Shërbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Të fundit