Flash News

KRYESORE

Bajamet shqiptare, natyralet që zgjasin jetën

Bajamet shqiptare, natyralet që zgjasin jetën

Një grusht bajamesh në ditë është ndihma më e mirë që mund t’i japësh organizmit. Vetë Shqipëria është e bekuar me pemë të bajames, të cilat gjithmonë e më tepër po rikthehen në vëmendjen e kultivuesve shqiptarë. Bajamet shqiptare gjenden të kultivuara në pemishte në mbarë vendin, por plantacionet më të mëdha janë të përqendruara në zonat e Veriut, Përmetit, Korçës, Beratit dhe rivierës së Jugut.

Çmimi i kultivuesve në grumbullimin me shumicë varion nga 150 – 200 Lekë për kilogram, ndërsa nga grumbulluesit në treg ka një diferencë goxha të madhe. Çmimi që raportohet nga tregjet agro-ushqimore arrin në 400-500 Lekë për kilogram. Llojet e bajames në Shqipëri janë të shumta, por disa prej tyre janë me famë të veçantë. Një nga këto bajame është Bajamia e Melçanit, që rritet në Korçë në lartësitë mbi 600 metra. AgroWeb.org është bazuar në studimet dhe publikimet e ekspertit Kostandin Mosko, i cili tregon se sot mbjellja e bajames bëhet me fidana të shartuar në fidanishte. Fara për nënshartesën zakonisht zgjidhet nga bajame të egra për t’u përshtatur sa më mirë kushteve të terreni ku do të mbillen, njëlloj si kutivimi i pemëve të ullirit., shkruan Agroweb.

Për bajamen si nënshartesë mund të shërbejë dhe pjeshka, kajsia dhe kumbulla. Fruti i bajames ka një përdorim të gjerë jo vetëm si frut i thatë për konsumatorët, por edhe nga amvisat shqiptare për përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme madje deri tek llojet e bukeve me shije, etj.

Nga bajamet mund të përgatitet gjalpë arrorësh dhe qumësht bajame me një shije të veçantë. Fruti i bajames është i pasur në vlerat ushqimore si: vitamina, proteina, fibër dhe shumë minerale.

Të fundit