Flash News

KRYESORE

“Bajri”/ Arrestohet në ‘Komunën e Parisit’ në Tiranë, anëtari i grupit kriminal

“Bajri”/ Arrestohet në ‘Komunën e Parisit’

Në kuadër të operacionit “OAZ”, që goditi vitin e kaluar grupin kriminal “Bajri” në Shkodër, Policia e Shtetit ka bërë të mundur sot arrestimin e një tjetër personi të shpallur kërkim, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Nelson Hysa, 35 vjeç , lindur dhe banues në Shkodër, ishte person i shpallur në kërkim në shtator 2018, gjatë operacionit "OAZ", si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Organizata kriminale, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive, e kryer në bashkëpunim”, për qëllime të fitimit pasuror.

Ai u kap në një banesë të marrë me qera në zonën e Komunës së Parisit Tiranë, gjatë operacionit të zhvilluar   mëngjesin e sotëm nga Njësia Hetimore Qendrore në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Njësia Hetimore Qendrore për të lokalizuar vendndodhjen e personit të shpallur në kërkim ka bashkëpunuar me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Shkodër.

Gjatë veprimeve proceduriale u sekuestrua nje automjet “BMW Seria 3”.

Të fundit