Bakaj braktis Kukësin, firmos me skuadrën bjelloruse

Futbollisti shqiptar, Elis Bakaj ka vendosur të braktisë Kukësin për skuadrën bjelloruse  Fc Shakhtyor Soligorsk.

Lajmi u bë i ditur nga vetë sulmuesi kryeqytetas me një postim në rrjetet sociale.

Bakaj ka bërë këtë të premte prezantimin me skuadrën Fc Shakhtyor Soligorsk, ditë që përkon edhe me prezantimin e fanellave të reja.

Sulmuesi ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare, ndërkohë që Kukësi nga prishja e kontratës ka përfituar 100 mijë euro.