Flash News

KRYESORE

Bakteret që jetojnë në celularë

Bakteret që jetojnë në celularë

Celularët janë objektet me të pistë që zotërojmë sepse i mbajmë ngado, qe nga tualeti deri tek stacionet, i vendosim kudo, edhe ne vende te pista (pastaj ne fytyre).

Por shpesh herë nuk e vëmë re, kështu që një grup studentësh të universitetit Surrey në Angli ka marrë për provë disa smartphone dhe celularë.

Ata më pas e transformuan celularin në një zonë prove, i vendosën ushqyes për mikroorganizmat dhe lanë që çdo gjë te kryhej vete për tre ditë.

Rezultati është i frikshëm duke parë që këto baktere kishin formuar një bioart duke u rritur në mënyrë të konsiderueshme në të gjithë pajisjen.

Kështu u zbulua që shumica ishin baktere të padëmshme si Micrococcus, por kishte dhe të tjerë të rrezikshëm si Staphylococcus aureus.

Dr.Simon Park, që ndoqi eksperimentin bashkë me studentët komentoi se :”Nga këto rezultate duket se celulari jo vetëm ruan numrat e telefonit në rubrikë, por mund të strehojë dhe të gjitha historitë personale të të gjitha takimeve dhe kontakteve fizike me persona dhe sipërfaqe të tjera”.

Por jo gjithmonë bakteret duhet të lidhen me diçka negative. Madje një dizajnere angleze, Suzanne Lee ka realizuar edhe fustane 100% ekologjike me ndihmën e baktereve.

Të fundit