Flash News

KRYESORE

Bakteret rezistente, OBSH: Përgjegjëse për vdekjen e 10 milionë personave të prekur

Bakteret rezistente, OBSH: Përgjegjëse për vdekjen e 10

Një grup bakteresh shumë të rrezikshme që në SHBA i quajnë banda ‘ESKAPE’,  janë në gjendje të seleksionojnë, transmetojnë dhe riprodhojnë mutacione që u mundëson atyre t’i shpëtojnë antibiotikëve.

Kjo “bandë” përbëhet nga gjashtë mikroorganizma: Enterococcus spp, Staphylococcus aureus, Klebsiella pneumoniae, Acinetobacter baumannii, Pseudomonas aeruginosa dhe Enterobacter spp.

Falë këtij grupi dhe super baktereve të tjera vjen edhe përhapja e fenomenit të antibiotikorezistencës, ose humbja e efikasitetit të antibiotikëve dhe prespektivës së frikshme të rikthimit të sëmundjeve infektive që mendohej se ishin eleminuar ose ishin nën kontroll.

Madje, sipas Qendrës Europiane për Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) çdo vit në Europë vdesin 25 000 persona për shkak të infeksioneve nga bakteret rezistente me një kosto financiare prej 1,5 miliardë euro, shkruan ata.

Në botë, janë rreth 700 000 vdekjet që vijnë për shkak të infeksioneve rezistente.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), parashikon se deri në vitin 2050 super bakteret do të jenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 10 milionë personave në vit duke u shndërruar arsyeja e parë e vdekjeve në botë.

Të fundit