Flash News

KRYESORE

Bale e tepron sërish: Reali? Më pëlqen të luaj më shumë me Uellsin

Bale e tepron sërish: Reali? Më pëlqen të luaj më

Sulmuesi Gareth Bale do të fitojë gjithmonë vëmendjen e mediave me veprimet dhe deklaratat e tij. Lojtari i Real Madridit nuk pranoi të luante me "Los Blancos" për shkak dëmtimi, por në krahun tjetër po stërvitet dhe luan me Uellsin. Ai e pranon hapur se të luash me kombëtaren është më emocionuese për të.

"Sigurisht që të luash me Uellsin është më emocionuese. Kam qenë me shumicën e lojtarëve më të vjetër në moshë që nga ekipi U-17 është njësoj si të luash me shokët e lagjes në park. Jam gjithmonë 100% në fushë, nuk ka rëndësi ku jam. Gjithmonë kështu e bëj".

Lojtari ka folur dhe në lidhje me rikthimin në fushë se pse nuk ndodhi me Realin, por me kombëtaren. "Jam përpjekur të kthehem sa më shpejt kam mundur. Nëse do të isha te Reali do të luaja këtë javë, pasi jam rikthyer 100% në dispozicion të ekipit. Në spanjë veprimi im ndoshta nuk ka lënë shije të mirë, por ishte thjesht momenti i kombëtareve. Kur jam në rregull, nuk ka rëndësi ku jam, do të mundohem të luaj, si me Uellsin si me Realin. Kur jam i shëndetshëm jam gjithçka nga vetja", - tha Bale.

Të fundit