Flash News

KRYESORE

Bale: Nuk e di kush është Kryeministri, pas futbollit kam një plan tjetër

Bale: Nuk e di kush është Kryeministri, pas futbollit kam një

Gareth Bale nuk e ka mendjen 100% te futbolli. Kjo akuzë i është bërë prej vitesh në media, sepse uellsiani i Real Madridit luan shumë golf dhe nuk duket i përqendruar te futbolli.

Në një intervistë të fundit, sulmuesi e ka pranuar se nuk është ndonjë fans i madh i futbollit dhe se po mendon fundin e karrierës, ose më saktë për atë që do bëjë pasi t'i japë fund futbollit.

"Jam 30 vjeç dhe duhet të mendoj që tani gjërat që do të bëj pasi të largohem nga fusha. Nuk e di fare kush është kryeministri I Britanisë, sepse nuk jam i interesuar. Unë thjesht shoh golf. Kur të lë futbollin, i dua të kem një jetë të qetë dhe të jem në fushën e golfit", - ka deklaruar Bale.

Të fundit