Flash News

KRYESORE

Bale refuzon të kthehet në Premier League, ëndërron Bayern Munich

Bale refuzon të kthehet në Premier League, ëndërron Bayern

Pavarësisht paraqitjeve të mira që ka zhvilluar me Realin e Madrid, qëndrimi i Gareth Bale tek klubi spanjoll nuk është ende i sigurt për sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit e klubit “merengues” duan që ta shkëmbejnë sulmuesin uellsian më ndonjë lojtarë nga kampionati anglez si Salah apo Hazard, por kjo është refuzuar kategorikisht nga 28-vjeçari.

Sipas gazetës “Don Balon”, që i referohet burimeve pranë klubit madrilen, Bale ka shprehur dëshirën që të transferohet te Bayern Mynih, për të zëvendësuar holandezin Arjen Roben, i cili është në prag të mbylljes së karrierës.

Të fundit