Flash News

KRYESORE

“Balena Blu”, 12-vjeçarja nga Gjirokastra pre e lojës së frikshme, policia: Kishte 10 ditë pa ngrënë

“Balena Blu”, 12-vjeçarja nga Gjirokastra pre e lojës

Loja e frikshme e “Balenës Blu” është përhapur me shpejtësi në të gjithë botën. Por kësaj loje nuk i kanë shpëtuar as të miturit shqiptarë.

Një tjetër rast është identifikuar në Gjirokastër, ndërkohë që burime zyrtare nga Drejtoria Arsimore bëjnë me dije se fillimisht adoleshentja është pikasur nga shokët e klasës të cilët kishin vënë re ndryshimet në sjelljen e saj dhe pikërisht në ditën e fundit të shkollës kishin parë tek ajo shenja të vetëplagosjes.

Sipas DAR Gjirokastër e mitura vinte nga një familje me probleme dhe kishte 14 ditë që luante këtë lojë.

Sipas policisë adoleshentja kishte 10 ditë pa ngrënë dhe kishte arritur në nivelin e 33 të lojës dhe kishte nisur të ndërshkonte veten. Menjëherë pas ngjarjes kanë nisur hetimet e policisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit