Flash News

KRYESORE

Balena Blu i është vënë “pas” vipave shqiptarë

Kurthi i lojës vetvrasëse “Balena blu” po merr një përhapje të frikshme. Shetqësuese është se edhe njerëz të ndryshem po “tallen” me këtë lojë duke hapur profile të ndryshme në rrjete sociale, që për çfarëdo arsyeje ta bëjnë është e pajustifikueshme të popullariojnë një lojë të tillë të tmerrshme ë ka shkaktuar qindra viktima në gjithë botën.

Por edhe vipat shqiptarë po sheqtësohen nga profile me këtë emër.

Moderatoja  Elita Rudi publikoi një bisedë me një profil në Instagram që i shkruan frazën tipike: “Dëshiron të luajmë një lojë?” Elita e mori me sportivitet situatën dhe komentoi se asaj po i shkruante balena pjeshkë dhe jo blu, për shkak të ngjyrës së fotos së profilit.

Po ashtu edhe modelja Oriola Marashi. Në po të njëjtën mënyrë edhe asaj i bënë pyetjen “Ckemi, dëshiron të luash lojën e shumëpëlqyer?” Pasi modelja tha po, balena i shprehu ndjenjat dhe i tha se është dashuruar me të. Efekti komik është prezent edhe në këtë rast, pavarësisht se shakaja mbështetet në një lojë vdekjeprurëse e abuzive kundrejt fëmijëve.

Dje, Xhesika Polo u kontaktua nga një tjetër proil fals i lojës. Ndryshe nga dy vajzat e mëparshme, Xhesika nuk e mori me sportivitet mesazhin. “Kujtdo që i duket argëtuese të përhapi një lojë vdekjepurëse tek brezi i ri, tek fëmijët e pafajshëm, i duhet të kalbet në burg sepse është krim!” shkroi ajo në përshkrimin e fotove që tregonin bisedën mes saj dhe personit që përfaqsonte balenën blu.

Të fundit