Flash News

KRYESORE

 “Balena Blu”, parandalohet vetëvrasja e 15-vjeçares në Korçë

 “Balena Blu”, parandalohet vetëvrasja e

Një tjetër rast i lojës së rrezikshme “Balena Blu” është zbuluar në Shqipëri, konkretisht në Korçë. Policia bën me dije se ka evidentuar një vajzë 15-vjeçare që luante këtë lojë vetëvrasëse. Zyrtarisht policia njofton se ditën e djeshme, hetuesit e krimeve kompjuterike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë morën informacione se 15-vjeçarja kishte marrë në Facebook udhëzime nga një adresë ende e paidentikuar me përdorues “Balena Blu”. Duke luajtur dhe duke arritur në nivelin e 30 të kësaj loje, dyshohej se e mitura mund të kalonte deri në vetëvrasje.

 Hetimet e shpejta të policinë bënë të mundur identikimin dhe lokalizimin e vajzës së mitur, si edhe ndërprerjen e veprimeve të mëtejshme që mund ta kishin çuar këtë të fundit, deri në vetëvrasje.

Vajza 15-vjeçare ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore nën kujdesin dhe kontrollin e prindërve të saj, duke u asistuar edhe nga një psikologe. Nga ana e Policisë, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al

Të fundit