Flash News

KRYESORE

Balerini i njohur lë Tv Klan për një televizion tjetër

Megjithëse u bë i njohur në Big Brother, Graciano Tagani ka punuar shumë që të tjerët ta njohin në profesionin e tij dhe ia ka dalë, pasi të gjithë e njohin si balerini profesionist i Tv Klan.

Por mesa duket eksperiencës së tij me televizionin Klan i ka ardhur fundi pasi ka qenë vetë Graciano ai që ka komunikuar lajmin e ikjes.

Me një foto të logos së “Dancing With the Stars” Graciano shkruan : Më uroni fat.  Nuk e dimë ende nëse është konkurrent apo do i mësojë të kërcejnë vipat por do e shohim në vazhdim.

Të fundit