Flash News

KRYESORE

Balfin lançon kartën e re “Happy”, përfitime të mëdha në Neptun, Jumbo, Spar dhe jo vetëm

Grupi Balfin lançon Programin e Besnikërisë Happy, i cili shënon një risi absolute në tregun shqiptar si skema e vetme multi-brand e cila ofron përfitime të shumëfishta për anëtarët e saj besnikë.

Grupi Balfin bën bashkë 5 kompani lider nën të njëjtën skemë besnikërie.

Neptun, Smart Point, Jumbo, Spar dhe marka si Okaidi, Mango, Cortefiel, Geox, Ëomen’secret, Carpisa etj të menaxhuara nga Fashion Group Albania.

“My Spar”, “My Fashion” dhe “Happy Kartë” ishin programet paraardhëse përkatësisht të kompanive Spar, Fashion Group dhe Neptun, të cilat përfunduan suksesshëm rrugëtimin e tyre duke bashkuar tashmë forcat në një kartë të re besnikërie Happy, së bashku me Jumbo dhe Smart Point.

Përfitimet nga Karta Happy

Nëpërmjet saj klientët do të kenë një sërë avantazhesh te kompania Neptun. Përfitimet do të jëne të mëdha edhe te Jumbo, kompania lider në Shqipëri dhe më gjerë në tregtimin e lodrave për fëmijë dhe artikujt sportivë, e deri tek ato të kopshtarisë, veshmbathjet, tekstile dhe dekor, aksesorë pastrimi dhe për kuzhinë, aksesorë kurimi, produkte për bebe, aksesorë makinash, zyre dhe shkollash, si dhe materiale për party dhe kafshë shtëpiake.

Smart Point është bërë tashmë gjithashtu një emër i njohur dhe i besueshëm dyqanesh për pajisjet “smart” në Tiranë.

Spar është një markë e njohur ndërkombëtare, me një prezencë dhe aktivitet në mbi 42 vende të ndryshme të botës dhe në tregje të mëdha dhe te konsoliduara. Së fundmi, edhe për të mbajtur stilin dhe trendet më të fundit të modës, karta Happy do t’iu shërbejë te markat e Fashion Group Albania që është një kompani lider në sektorin e modës në tregun shqiptar. Kompania e zhvillon aktivitetin me plot 10 marka prestigjioze ndërkombëtare në 18 dyqane pjesa më e madhe e të cilave ndodhen në 2 qendrat tregtare më të mëdha në vend, në TEG dhe QTU, si dhe në qendrat e qyteteve të Tiranës dhe të Shkodërs. Markat në fjalë janë Prenatal, Okaidi, Mango, Springfield, Cortefiel, Geox, Ëomen’secret, Parfois, Carpisa dhe Goldenpoint.

6% kursime në të gjitha blerjet e kryera, mbi 90.000 të regjistruar në 2 muaj

Karta Happy është një kartë individuale e projektuar për të analizuar klientin duke e informuar atë në fushata të personalizuara për të përmbushur drejtpërdrejt nevojat dhe duke e bërë

klientin të rikthehet gjithnjë e më shpesh për të shijuar eksperiencën e blerjeve me cilësinë dhe shërbimin më të mirë.

Arsyeja pse Happy cilësohet si unike për tregun shqiptar është për faktin se ofron një kthim të lartë kundrejt anëtarëve të saj duke i shpërblyer ata me 6% bazuar në blerjet e kryera në të gjitha dyqanet e kompanive pjesëmarrëse.

Si bëhet anëtarësimi në Happy dhe si shpërbleheni?

Mjafton një numër celulari dhe çdokush mund të marrë një kartë besnikërie në të gjitha dyqanet e kompanive Jumbo, Smart Point, Spar, Fashion Group dhe Happy+ në Neptun. Ky program ofron edhe risinë e regjistrimit online në ëëë.happy.al për të marrë një kartë dixhitale me më shumë përfitime dhe 80 pike BONUS sapo përfundon procesi i regjistrimit.

Mjafton të dispononi një kartë Happy dhe menjëherë mund të përfitoni pikë për çdo blerje të kryer në të gjitha dyqanet e kompanive. Këtu qëndron dhe një nga përfitimit më të mëdha, pasi çdo mbajtës i kartës Happy ka mundësi të shpërblehet për besnikësinë e tij.

Sapo arrin nivelin e 5000 pikëve përfiton 6 kupona me vlerë totale prej 3000 lekë ndërsa me 10.000 pikë përfiton 5 kupona me vlerë totale 6000 lekë të specifikuar sipas kompanive. Tashmë klientët mund të kenë eksperiencën më të mire të blerjeve në mënyrën më të thjeshtë.

Të gjitha këto informacione janë të disponueshme në aplikacionin Happy Loyalty Program, ku çdo përdorues i Android mund ta shkarkojë këtu.

 

Të fundit